Përmbledhje e AlbiMall Super Liges në Kosovë

by informim

KF Ballkani e mposht KF Llapin në Suharekë me rezultat minimal 1:0 me golin e shënuar nga Albion Rrahmani në minutën 32′ për të vazhduar garën për titullon kampion. KF Ballkani tani ndodhet e vetme në poziten e parë me dy pikë larg FC Drita.

FC Drita e cila po garon me Ballkanin për titull barazoi në derbin e qytetit kundër SC Gjilani me rezultat 1:1 ku realizoi Rron Broja në minutën 31′ për mysafirët, ndërsa golin e barazaimit e realizoi Mevlan Zeka në minutën 82′.

banner

Dukagjini e përfundon ndeshjen në Skenderaj kundër KF Drenica qysh në pjesën e parë duke kryesuar me rezultat 1:3 me golat e Altin Merlakut në minutën 13’dhe Marclei Santos në minutat 17′ dhe 26′ dhe në pjesën e dytë me golin e 4-të ku shënoi Granit Elezaj në minutën 90’+1 për 1:4.

Tre pikët e ndeshjes direkte për mbijetesë i mori KF Ferizaj në qytetin e tyre kundër KF Trepça 89 me golin e realizuar në minutën 57′ nga Albin Krasniqi për 1:0. KF Ferizaj tani ndodhet në poziten e 8-të me 38 pikë, ndërsa KF Tepça 89 në poziten e 9-të me 37 pikë.

FC Prishtina ja vështirëson punët Malisheves e cila është afër zones së rrezikshme. Malisheva nuk arriti t’i rrëmbej pikët e plota në qytetin e tyre, mysafirët shënuan të parët në minutën 62′ me Mergim Pefqeli ndërsa vendasit shënuan në minutën 82′ me Bleart Tolaj për 1:1.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy