Në Turqi ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.
Sipas ligjit turk, raportimi i çdo rezultati është i ndaluar deri në orën 21:00 me kohën lokale, raporton The Guardian, përcjell Gazeta Express.
Pra, deri më vonë sonte, duhet të ketë një tregues të nëse njëri nga kandidatët për president ka arritur shkallën prej 50% të nevojshëm për ta shmangur balotazhin brenda dy javësh.
Zgjedhjet e sotme në Turqi janë konsideruar një betejë mes vazhdimësisë dhe ndryshimit.
Presidenti aktual turk, Recep Tayyip Erdogan ditët e fundit e ka zhvendosur debatin në çështje si terrorizmi, siguria kombëtare e vlerat familjare.
Por duke pasur parasysh shkallën e problemeve ekonomike, ai parashikohet të mos e ketë të lehtë sot