Zgjedhjet vendore, Celibashi: Pjesëmarrja 34.37 %, votimi ka përfunduar në gjithë Shqipërinë

by informim

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka dalë në një komunikim për mediat pas përfundimit zyrtar të procesit të votimit.

Celibashi ka bërë me dije se votimi ka përfunduar në gjithë Republikën e Shqipërisë dhe pjesëmarrja në zgjedhje vendore 2023 është 34.37 %.

banner

Ai ka theksuar se ka pasur 1, 094 tentativa për votim të dyfishtë. Ndërkohë shton se kanë qenë 16, 527 votues për herë të parë

“Procesi ka përfunduar në të gjithë territorin e Republikës, janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit, komisionerët po protokollojnë procesin. 70% e KQV kanë patur anëtarësi të plotë 10 % me 4 anëtarë dhe  4 %me 4 anëtarë. Në 11 % të qendrave ka patur vështirësi në aksesin e qendrave të votimit. Në 62 qendra votimi janë konstatuar shkelje sa I takon vendosjes së materialeve propagandistike Në 40 qendra kemi patur pezullime, për 30 qendra është raportuar votim në grup. Në 4 raste kemi marrë raportime për votim jashtë dhomës së fshehtë. Në 2 qendra votimi, në Elbasan dhe Paskan është përdorur vetëm një nga dy makinat në gjithë qendrat e tjera procesi ka shkuar shumë mirë. Kemi administruar 35 denoncime.  Janë të njëjtat që listuam më parë.” – u shpreh Celibashi

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy