Disfatë në zgjedhje, Berisha thyen heshtjen: Ditë e zezë për demokracinë

by informim

Teksa numërimi i votave po shkon drejt fundit dhe koalicioni “Bashkë Fiton” shënon një humbje të thellë në zgjedhjet vendore, ish kryeministri Sali Berisha ka thyer heshtjen. Duke mos pranuar humbjen Berisha akuzon kundërshtarët se kanë terrorizuar zgjedhësit.

“Industria e tmerrshme e blerjes së votës, bota e krimit dhe oligarkisë dhunuan si kurrë në historinë e këtij vendi, votën e shqiptarëve. Janë të panumërta aktet, veprimet, të cilat dëshmojnë se gjatë këtyre muajve, narkoshteti zbatoi programin e asgjësimit të lirisë së votës, të blerjes së saj, terrorizimit të zgjedhësve shqiptarë. Kjo është një ditë e vështirë, një ditë e rëndë për liritë dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë. Është një moment agonie për vlerat demokratike në vend. Unë jam këtu për të dënuar me forcën më të madhe, për të hedhur poshtë këtë farsë elektorale, e karakterizuar nga alfa te omega nga krimi shtetëror elektoral dhe krimi ordiner.

banner
banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy