Nivelet më të larta të kortizolit, një hormon stresi, gjatë tremujorit të tretë të shtatzënisë mund të rrisin aftësitë e të folurit dhe gjuhës në fëmijërinë e hershme.
Një studim i ri i prezantuar ne Kongresin e 25-të Evropian të Endokrinologjisë në Stamboll, analizoi të dhënat nga më shumë se 1,000 gra dhe fëmijë danezë, duke zbuluar se djemtë e ekspozuar ndaj niveleve të larta të kortizolit para lindjes mund të thonë më shumë fjalë, ndërsa vajzat të kuptojnë më shumë fjalë në një moshë më të hershme. Kjo gjë kontribuon që të kuptojmë rolin e kortizolit në zhvillimin e trurit të fetusit dhe maturimin e foshnjave.

Studiuesit planifikojnë të hetojnë më tej nëse ekspozimi prenatal i kortizolit shoqërohet gjithashtu me rezultate më të larta të IQ-së tek fëmijët. Zhvillimi i gjuhës gjatë fëmijërisë së hershme mund të tregojë se sa mirë është zhvilluar sistemi nervor i foshnjës në mitër. Ekspozimi para lindjes ndaj kortizolit – një hormon steroid që ndihmon trupin të përgjigjet ndaj stresit – drejton rritjen e një fetusi dhe gjithashtu ndikon në zhvillimin e trurit të tij. Megjithatë, efektet që ka kortizoli në zhvillimin e hershëm të gjuhës mbeten të panjohura.