Në Mitrovicë diskutohet për Implementimin e Planit Franko-Gjerman

by informim

Sot në Mitrovicë, me mbështetje të Fondacionit Suedez “Olaf Palme” është organizuar tryezë për të diskutuar “Implementimin e Planit Franko-Gjerman”. Në këtë tryezë kanë marrë pjesë personalitete të politikës dhe analistë të shoqërisë civile të cilët kanë dhënë qendrime politike dhe kanë shprehur mendimet e tyre lidhur me implementimin e planit franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Sërbisë.

Sekretari i përgjithshëm i VV-së, Alim Rama tha se draft-statuti për Asociacionin është i papranueshëm.“Ai statut i prezantuar atje i cili është refuzuar, aty s’ka pasë asnjë nen ku përmendet Republika e Kosovës. Ose ku vendoset ai statut, d.m.th në bazë të atij statuti është me u kriju një entitet i cili nuk është as në Kosovë, as në Serbi ose më shumë në Serbi sesa në Kosovë. Është fashiste! Dhe mundet me qenë çfardo qoftë, nuk i shkon parimeve të dialogut, është shumë më rëndësi ta di për çka është dialogu”, tha ai një tryezë në Mitrovicë me temë “Implementimi i planit franko-gjerman”.

banner

Ndërsa nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri i cili poashtu ishte pjesë e kësaj tryeze tha se plani franko-gjerman është e vetmja mundësi e drejtë dhe e shpejtë që do të normalizonte edhe segmentet tjera të dialogut dhe do të mundësonte normalizimin drejt një qëllimi, arritjen një marrëveshje obligativisht ligjore për gjitha palët dhe të mbyllet problemi më i madh në Ballkanin Perëndimor.

Në këtë tryezë ishte i pranishëm edhe Ambasadori i BE-së, Tomas Szunyog i cili i bëri thirrje palëve që ta zbatojnë marrëveshjen e Ohrit pa vendosur kushte, sepse, sipas tij, mos implementimi i saj do të ketë pasoja për palët. “Me këtë marrëveshje Kosova është zotuar që të fillojë procesin e themelimit të Asociacionit. Serbia gjithashtu duhet t’i përmbush detyrimet e veta. Presim që nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombetare dhe t’i njeh dokumentet e Kosovës që kanë hyrë në fuqi me deklaratën e Borrell më 18 Mars”, tha Szunyog në këtë tryezë në Mitrovicë me temë “Implementimi i planit franko-gjerman”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy