Rezultatet e zgjedhjeve në Turqi, çfarë dihet deri tash?

by informim

Rezultatet e zgjedhjeve në Turqi, çfarë dihet deri tash?

Dhjetëra miliona persona me të drejtë vote dolën për të votuar dje në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Turqi. Për procesin zgjedhor dhe atë të numërimit, që tashmë është drejt fundit, The Guardian ka bërë një përmbledhje:

banner

-Duke marrë parasysh procesit e numërimit të votave, gjasat janë të mëdha që të zhvillohet një balotazh mes presidentit të tanishëm Erdogan dhe rivalit të tij Kiliçdaroglu, meqë asnjëri nduket se nuk do të arrijë pragun e 50 përqindëshit.
-Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu ka raportuar se Erdogani ka marrë 49.24% të votave dhe Kılıçdaroğlu 45.06%, mirëpo ka pasur mospërputhje midis të dhënave të dhëna nga media shtetërore dhe Këshilli i Lartë Zgjedhor.

-Në rast se shkohet në balotazhi, ai pritet të mbahet më 28 maj.

-Këtë mëngjes, Erdogan tha se beson që ka vota të mjaftueshme për të fituar në raund të parë, mirëpo shtoi se e pranon balotazhin. Ai akuzoi se ka përpjekje nga disa “për të mashtruar kombin” duke thënë se janë duke udhëhequr. Për këtë, Erdogan nuk përmendi emra.

-Kiliçdaroglu tha se do të pranonte balotazhin dhe do ta fitonte atë. “Me gjithë gënjeshtrat dhe sulmet e tij, Erdogan nuk mori rezultatin e dëshiruar. Askush nuk duhet të jetë entuziast që kjo të jetë një punë e përfunduar. Zgjedhjet nuk fitohen në ballkon”, tha ai.

-Këshilli i Lartë Zgjedhor ka thënë se janë numëruar mbi 91 për qind të votave dhe se ka pasur vonesa në numërimin e votave nga jashtë. Fajin për këtë KLZ ia la rritjes së numrit të votuesve jashtë vendit dhe partive që konkurrojnë këtë vit.

-Kiliçdaroglu dhe kandidati tjetër Sinan Ogan, që mori 5 për qind të votave, shprehën shqetësimin për ritmin e numërimit të votave. “Mos e bllokoni vullnetin e këtij kombi. Unë u bëj thirrje puëntorëve tanë të demokracisë. Kurrë mos i lini kutitë e votimit dhe bordet zgjedhore. Ne jemi këtu derisa të numërohet çdo votë”, ka shkruar Kiliçdaroglu në Twitter.

-Ogan tha se kishte dëgjuar se votat jashtë shtetit “janë manipuluar”. “Numërimi i votave nuk është bërë në mjedis të shëndetëshëm. Unë e paralajmëroj KLZ-në. Të merren masat e nevojshme menjëherë dhe të sigurohet që procesi i numërimit të votave të kryhet shpejt. Përveç kësaj, ne nuk do të lejojmë një fakt të kryer me manipulim të votave të huaja”, tha ai, pa dhënë ndonjë provë.

-Në rezultatet preliminare nga zgjedhjet parlamentare, agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu ka raportuar se koalicioni qeverisës i Erdoganit kishte siguruar 49.38% të votave të përgjithshme, ndërsa koalicioni opozitar 35.16%, me potencialisht 10% tjera nëse shtohen votat e Partisë Popullore Demokratike me shumicë kurde dhe partive tjera socialiste. Anadolu raportoi se 96.39 % të kutive të votimit ishin hapur, por kjo nuk do të thotë që janë numëruar votat.

-Pjesa e votave parlamentare për partinë e Erdoganit është zvogëluar ndjeshëm nga zgjedhjet e mëparshme legjislative, me rezultatin më të keq prej kur partia e Erdoganit erdhi në pushtet më 2002.

-Rezultati i përgjitshshëm parlamentar i deritanishëm sugjeron fitore për një sërë partish nacionaliste, por humbje befasuese për koalicionin opozitar të kryesuar nga Kiliçdaroglu, i cili priste të merrte shumicën. Kiliçdaroglu ishte zotuar të rivendoste një sistem demokracie parlamentare, në vend të atij presidencial të Erdoganit.

– Lira ra kundrejt euros pasi investitorët shprehën zhgënjimin që epoka e Erdoganit për ekonominë jokonvencionale nuk duket se po i vjen fundi i menjëhershëm.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy