Të folurit e dy gjuhëve që në moshë të vogël mund të parandalojë demencën

by

Studimi sugjeron se dygjuhësia që në moshë të vogël mund të ngadalësojë rënien e aftësive njohëse tek të moshuarit dhe t’i mbrojë ata nga demenca.

Të folurit e dy gjuhëve ofron mundësinë për të bërë miq dhe për të punuar pothuajse kudo, veçanërisht nëse gjuha e dytë është anglishtja. Por tani, sipas një studimt të ri, dygjuhësia mund të ketë edhe një përfitim tjetër: përmirësimin e kujtesës në jetën e mëvonshme. Duke studiuar qindra pacientë të moshuar, një grup studiuesish gjermanë zbuluan se ata që raportuan se flisnin dy gjuhë çdo ditë që në moshë të re shënuan rezultate më të larta në testet e të mësuarit, kujtesës, gjuhës dhe vetëkontrollit sesa pacientët që flisnin vetëm një gjuhë.

banner

Gjetjet, të botuara në numrin e prillit të Neurobiology of Aging, i shtohen dy dekadave të punës mbi këtë temë dhe sugjerojnë se dygjuhësia mbron nga demenca dhe rënia kognitive në moshën e shtyrë. Neuroshkencëtarët hipotizojnë se për shkak se njerëzit dygjuhësorë ndërrojnë gjuhët rrjedhshëm, ata mund të jenë në gjendje të zbatojnë strategji të ngjashme në situata të tjera, të tilla si kryerja e shumë detyrave, menaxhimi i emocioneve dhe vetëkontrolli, të cilat ndihmojnë në vonimin e demencës kur kalon me moshën. Studimet mbi dygjuhësinë janë fokusuar shpesh tek fëmijët: të lindurit dygjuhësh duket se lidhet me marrjen e vendimeve më shpejt.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy