Berisha refuzon përgjegjësinë: Nuk dorëzohem para krimit, Rama ndryshoi rezultatin e zgjedhjeve

by informim

Hera e fundit që Sali Berisha humbi zgjedhjet përballë Edi Ramës ishte 10 vjet më parë, kur në 2013 u largua jo vetëm nga pushteti, por edhe nga drejtimi i partisë.

Këtë herë mungoi akti politik. Edhe pse të dielën humbi në 54 bashki dhe i ra bastioni më i rëndësishëm i demokratëve, Shkodra, Berisha refuzoi të mbajë përgjegjësi për rezultatin e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”.

banner

“Nëse mendon ti apo ndokush tjetër se tërhiqet Sali Berisha para krimit, ai sheh veshin pa pasqyrë. Unë kurrë nuk tërhiqem para bandave të krimit shtetëror dhe joshtetëror. Shkodra është shembulli më i shëmtuar, në të cilën u votua si në rrethim nga banda të Edi Ramës”, tha Berisha.

Për humbjen e Shkodrës, Berisha foli me emra të përveçëm, me të cilët, sipas tij, PS ka ushtruar presion ndaj qytetarëve të këtij qyteti: “Pëllumb Gjoka ka mbajtur nën pushtim qendrat e votimit në Velipojë. Kishin qendra që i kishin marrë peng dhe nuk lejonin të afrohej kush. Autokolona e Bajrëve me 3 BMW të blinduara shëtiste rrugët e Shkodrës për të mbledhur vota për Benet Becin. Tom Doshi me milionat e veta. Shkodra nuk do pranojë kurrë kthetrat e krimit”.

Rezultatin, Berisha nuk e lexon si një disfatë të kandidatëve të opozitës, por si një deformim të votës së qytetarëve nga mazhoranca qeverisëse. Për t’i ardhur në ndihmë këtij skenari, ai vlerësoi edhe raportin paraprak të OSBE/ODIHR: “Dëshmuan se zgjedhësit shqiptarë votuan nën presion dhe jo të lirë. Kjo është kryefjala e këtyre zgjedhjeve, ku me presione të të gjitha llojeve, Edi Rama ndryshoi në mënyrë antikushtetuese, antiligjore, vullnetin e shqiptarëve, ndryshoi rezultatin e votimit.

Farsa zgjedhore 2023 si farsa elektorale më e shëmtuar e Shqipërisë dhe Europës, po kundërmon çdo ditë e më shumë”.ReklamaPër të dëmtuar kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Berisha pretendon se Rama ka bashkëpunuar jo vetëm me aleatë të majtë, por edhe me ish-të besuarit e tij demokratë: “Një aleancë krimi në nivel politik dhe në nivel nëntokësor, u demonstrua si kurrë ndonjëherë në historinë e vendit. Trinomi Rama-Doshi-Brava ishte shëmtia më e madhe, me veprimet e tyre në këtë proces zgjedhor. A e di ti që “Alibasha” i dha numëruesit Tom Doshit? T’i them me emër mbiemër. Kandidatët e Alibashës, paterica të Ramës. Unë nuk kam përgjegjësi pse shitet dhe blihet tjetri. Apo merret peng”.

Ish-kryeministri zotohet se këto akuza politike do të faktohen me dokumente, të cilat thotë se opozita i disponon, ndërsa paralajmëroi reagim të opozitës ndaj qeverisë Rama.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy