Gazetari shqiptar nga Turqia: Populli turk tregoi haptas që do një rotacion në pushtet

by informim

Gazetari nga Turqia, Sokol Brahaj ka folur lidhur me arsyet që e çuan Rexhep Tajip Erdoganin në balotazh në zgjedhjet presidenciale në Turqi.

Sipas tij ndikim kanë pasur politikat e brendshme që kundërkandidati Kiliçdaroglu i ka ndjekur.


“Është hera e parë që opozita, Partia Popullore Republikane ia arrin që të bëhet rivale e presidentit. Këtu kanë qenë shumë sebepe që e kanë çuar atë në këtë favor. Ai [Kiliçdaroglu] ka 12 vite që është në krye të partisë së tij. Ai ka filluar të liberalizojë dhe demokratizojë partinë e vet. Pas asaj ai arriti në këto 5 vjetët e fundit deri në këtë gjendje sa të shkojë të bëjnë aleanca aq të forta sa të arrijnë që mos ta merr 50 % Erdogani”, deklaroi Brahaj.

Sipas Brahajt, Kiliçdaroglu ka arritur që të zgjerojë aleancat e tij me të gjitha shtresat.

“Ai ka fol shumë për demokracinë, rritjen ekonomike, mirëqenien sociale. Ka qenë i denjë dhe me aleatët e tij që nga të gjitha shtresat e shoqërisë turke: konservatore, myslimane apo jomyslimane, ka arritë që me të gjitha shtresat e pakicat, për herë të parë partia e tij e zgjeron aleancën. Opozita është shumë në avantazh. Ka fituar shumë në këto zgjedhje. Erdogani ka rënë shumë, ka thënë ai në InfoNata në Tëvë 1.

Brahaj ka thënë se në balotazh mund të ketë surpriza, por sipas tij populli turk ka shprehur haptas që do një rotacion.

“Zgjedhjet që do të bëhen në balotazh, do të jetë një fushatë krejt ndryshe, me surpriza shumë të mëdha dhe bile me sa shoh, të dyja anët, do të fitojë ai që do ta zgjerojë aleancën dhe koalicionin e tij. Ka shumë zëra në Turqi, por edhe me vet fjalimin e Erdoganit mbrëmë, janë hapur dyert për çdokë dhe mund të kemi edhe surpriza që forcat mund të ndryshojnë. Por populli turk ka shpreh haptas që do një rotacion”, ka deklaruar Brahaj në një lidhje direkte.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy