Katër ditë pune në javë: Opsion për gjetjen e punëtorëve të mirë

by informim

Vitet e fundit, në shumë vende perendimore bizneset e ndryshme janë duke u bërë eksperimente interesante për të testuar produktivitetin e punës katërditore. Këto eksprimente e kanë tërhequr interesin e ekonomistëve dhe bizneseve që janë të prirur për të gjetur një zgjidhje për të dhënë përgjigje rënies së produktivitetit në Britani dhe në ekonomi të tjera perëndimore.

Në Hove në bregun jugor të Britanisë është kryer një eksperiment me 61 firma – shumica me 25 ose më pak punonjës – që morën pjesë në provën më të madhe në vitin e kaluar për punë katërditore në javë. Të gjitha kompanitë dolen të kënaqura me rezultatin, 56 prej tyre kanë vazhduar me këtë politikë katërditore të punës.

banner

Në këtë kontekst, kompanitë kanë arritur të grumbullojnë të njëjtin prodhim në një javë pune katërditore që ka dal të jetë ekuivalente apo me rritje të produktivitetit. Në vend të pesë ditëve dembele në punë është krijuar një skemë me 4 ditë të lumtura në punë.

Shefi i prodhimit Lilly Ellis, 21 vjeç që ka qenë pjesë e këtij eksperimenti thotë se: “Të gjithë ishin duke u përpjekur të punonin nga e hëna në të enjte për t’u siguruar që të arrihen rezultatet e synuara dhe të premten të fillohet me fundin e javës treditore.” Ai tregon poashtu se “Ishte vërtet e lehtë të mbash energjinë maksimale të angazhimit për katër ditë, askujt nuk i ka rënë të fikët nga puna efektive.”

Sipas raportimeve të Reuters, viteve të fundit është rritur numri i kompanive në vendet perendimore që kanë vendosur t’i nënshtrohen këtij formati të punës, pra 4 ditë punë në javë. Kompanitë që kanë përvojë në këtë aspekt sugjerojnë se kalimi në një javë pune katërditore duhet të mbështetet me investime për më shumë pajisje dhe më shumë trajnime për punonjësit.

Shefi operativ i Stellar Asset Management, Daryl Hine tregon se firmat duhet të aplikojnë teknologji të re për të përmirësuar dhe automatizuar proceset nëse dëshirojnë të kalojnë në punë katër ditore në javë.

Jan-Emmanuel De Neve, profesor i ekonomisë në Universitetin e Oksfordit, thotë se duke kaluar në punë katërditore gjatë javës pritjet duhet të jenë racionale, mjafton të rritet produktiviteti në 10% e jo në 20% siq po pretendohet apo dëshirohet nga kompanitë që duan të bëjnë këtë transformim. Përveq rritjes së përfitimeve për kompanitë, duhet të shikohet edhe ana morale, kompanitë duhet të jenë të ndërgjegjshme se brenda atyre kompanive ka punonjës që kanë shëndet të dobët mental dhe puna katërditore është një benefit për ata.

“Kanë kaluar pothuajse 100 vjet që kur njerëzimi ka kaluar në javën pesëditore të punës… kështu që është koha që të fillojmë të mendojmë më bindshëm për hapat e ardhshëm, pra kalimin në javënkatër ditore” thotë De Neve, duke iu referuar prodhuesit amerikan të makinave Henry Ford dhe prezantimit të tij të javes 5-ditore në vitin 1926.

Edhepse kompanitë e mëdha janë më skeptike në lidhje me këtë ide, provat dhe pandemia e COVID, kur miliona njerëz papritmas kaluan në punë në shtëpi, i kanë detyruar punëdhënësit të jenë më mendjehapur për praktikat e ndryshme të punës.

Ky format i ri i punës mund të jetë një përgjigje e duhur në kohen kur kompanitë po vuajnë të gjejnë fuqi punëtore. Firmat më të vogla me një kulturë të përbashkët mund ta kenë më të lehtë të kalojnë në një dinamikë të re me katër ditë pune dhe kjo mund t’u japë atyre një avantazh kur bëhet fjalë për punësimin e talenteve.

“Në fakt kompanitë më të mëdha ndoshta do ta kenë më të vështirë ta zbatojnë këtë format të punës katërditore në javë, por për kompanitë e mesme dhe të vogla mund të jetë tërheqëse ky opsion,” tha Nick South, i cili këshillon për punën hibride në Boston Consulting Group.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy