Katër shenja që tregojnë se po konsumoni shumë kripë

by

Është shumë e rëndësishme të konsumoni kripë në jetën e përditshme sipas masave të caktuara.

Shërbimi Shëndetësor Kombëtar (NHS) i Anglisë rekomandon që të rriturit të konsumojnë jo më shumë se një lugë çaji (6 gram) kripë në ditë. “Kripa është një kërkesë e nevojshme për ushqimin, jo për shije”, thotë Pippa Hill, themeluese dhe nutricioniste në Weight Loss Guru. E njohur edhe si klorur natriumi, kripa e tryezës përmban rreth 40% natrium, një lëndë ushqyese thelbësore. “Një sasi e vogël natriumi ndihmon në transmetimin e impulseve nervore, relaksimin e tkurrjes së muskujve dhe ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të ujit dhe mineraleve”, thotë Hill.

banner

“Marrja e një sasie të lartë të kripës prish ekuilibrin natyral të natriumit të trupit”, thotë Olivia Burley, një nutricioniste e regjistruar në Programin e Parandalimit të Diabetit në NHS. Jeni i sigurt për sasinë e kripës që konsumoni? Ja katër shenja të njohura që tregojnë se po përdorni shumë kripë:

1. DHIMBJE KOKE

Dehidratimi i shkaktuar nga marrja e tepërt e kripës mund të shkaktojë dhimbje koke të forta. Zgjidhja është të pini shumë ujë.

2. ENJTJE E KËMBËVE DHE E DUARVE

Ënjtja në gishtat, kyçet ose këmbët, e njohur edhe si edemë, mund të jetë një reagim i vonuar ndaj një rritje të natriumit.

3. TENSIONI I LARTË I GJAKUT

“Kripa është shkaktari më i madh i presionit të lartë të gjakut”, thotë Hill. “Në vetëm 30 minuta, ngrënia e tepërt e kripës do të shkaktojë një reagim trupor ndaj enëve të gjakut.”

4. URINIM I SHPESHTË

Etja e tepruar është një reagim i zakonshëm ndaj ngrënies së ushqimeve të kripura dhe natyrisht çon në rritjen e marrjes së lëngjeve, duke rezultuar në urinim të tepërt. Trupi dërgon sinjalin se duhet të pini shumë ujë dhe synon të largojë kripën e tepërt të grumbulluar.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy