Mblidhen këto komisione parlamentare

by informim

Sot do të mbajnë mbledhje disa komisione të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, bën shqyrtimin e Projektëligjit 08/L-200 për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse.

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit ka këtë rend të ditës: Shqyrtimi Projektligjit nr.08/L-229 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë për zbatimin e ndërsjellë të aktgjykimeve në çështjet penale; Shqyrtimi Projektligjit nr.08/L-230 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë mbi ekstradimin, Shqyrtimi Projektligjit nr.08/L-231 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështje penale; Shqyrtimi i raportit me amendamente i Komisionit funksional për Projektligjin nr. 08/L-202 për Kinematografinë; Shqyrtimi i raportit me amendamente i Komisionit funksional për Projektligjin nr.08/L-192 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-034 për mbrojtjen e konsumatorit; Vendimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës me kandidatët për dy anëtarë të Bordit Mbikëqyrës të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës; shqyrtimi i Raportit me amendamente për Projektligjin nr. 08/L-102 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-139 për procedurën përmbarimore, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 05/L-118; Shqyrtimi i Raportit me amendamente për Projektligjin 08/L-199 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-060 për Mjekësinë Ligjore;
Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr. 08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës.

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, bën shqyrtimin e Raportit për lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-192 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-034 për mbrojtjen e konsumatorit dhe shqyrtimin e raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për vitin 2022.

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, bën shqyrtimin e raportit të auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Këshillit Prokurorial të Kosovës, për vitin 2022, për këtë të ftuar janë përfaqësuesit e KPK-së, raporton RTKlive.

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, mban takim me Ambasadorin e Republikës së Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy