Opozita humbje disfatë, Berisha “gjen” fajtorin: U manipuluan zgjedhjet

by informim

Ish-kyeministri Sali Berisha pas humbjes drastike që pësoi në zgjedhjet e 14 majit, në një deklaratë për mediat nuk pranon humbjen, ndërsa thotë se Edi Rama ka manipuluar zgjedhjet dhe ka blerë në mënyrë masive votën.

“Farsa zgjedhore 2023 si farsa elektorale më e shëmtuar e Shqipërisë dhe europës po kundërmon çdo ditë  e më shumë. Me këtë rast unë vlerësoj raportin e OSBE-ODHIR të autoriteteve lokale rajonale dhe deklaratën e përfaqësues të Parlamentit Europian të cilët dëshmuan se zgjedhësit shqiptarë votuan nën presion dhe jo të lirë.

Kjo është kryefjala e këtyre zgjedhjeve, ku me presione të të gjitha llojeve Edi Rama ndryshoi në mënyrë antikushtetuese, antiligjore vullnetin e shqiptarëve, ndryshoi rezultatin e votimit.

Raporti paraprak, ndonëse është paraprak dhe jo përfundimtar vë gishtin në problemet më madhore të këtyre zgjedhjeve duke filluar nga makineria shtetërore elektorale, si një përbindësh shkatërrimtar i procesit zgjedhor, si një akt që përmbys pabarazinë më të madhe në procesin zgjedhor, ndalet në të gjitha format anti-ligjore të ndërhyrjes në vullnetin e shqiptarëve nga qeveria, nënvizon blerjen masive të votës, gjer edhe presionet e tjera të administratës mafioze, më e pranishme se kurrë në qendrat e votimit dhe procesin e votimit. Përpjekjet për të shkëputur ndonjë gjysme frazë nga përfaqësuesit më të nderuar të institucioneve prestigjioze në BE, OSB-ODHIR dhe Parlamentit Europian, siç e patë vetë ata refuzuan të nxjerrin nga goja çdo cilësor që iu kërkua nga mediat e Ramës për ta tundur si flamur të këtyre zgjedhjeve më të manipuluarat, më të rrënuarat ndonjëherë në historinë e Shqipërisë.“- u shpreh Berisha.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy