Policia arreston tre persona për tentim -rrëmbim, u konfiskohen thika, pranga e mulli për narkotikë

by informim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre të të dyshuar për “veprën rrëmbim në tentativë”.

Sipas kësaj komunikate, zyrtarët policor në Fushë Kosovë kanë arrestuar tre persona të dyshuar për veprën rrëmbim në tentativë.

Ata kanë bërë të ditur inicialet e të dyshuarve që janë: G.M, mashkull 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, E.C, mashkull 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe  D.Xh mashkull 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Sipas Policisë, arrtestimi ka “ardhur si rezultat i një pune të shkëlqyer hetimore të cilën zyrtarët policor të Fushë Kosovës, e kanë realizuar menjëherë pas denoncimit të rastit”.

Krejt në fund personave të dyshuar u janë gjetur dhe sekuestruar: dy thika, mulli  për bluarjen e narkotikëve, pranga etj.

https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/539854498354813
banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy