Basri Sejdiu hiqet nga lista e kandidatëve për drejtor të SHSKUK-së

by informim

Zyra e Personelit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar e ka hequr nga lista e kandidatëve Basri Sejdiun, shkruan Gazeta Shneta.

Kjo zyrë e ka publikuar listën e re përfundimtare të kandidatëve për drejtor të SHSKUK-së me emrat e pesë konkurrenteve tjerë ndërsa është hequr emri i Sejdiut.

banner

Emri i Sejdiut është hequr pasi SHSKUK kërkoi sqarim nga Ministria e Punëve të Brendshme nëse Sejdiut duhet kualifikuar si kandidat apo jo, meqë ishte shkarkuar nga kjo pozitë në vitin 2020 ndërsa një vit më vonë kishte marr edhe masë disiplinore për mos ngritje në detyrë.

Zyra e Personelit ia kishte pranuar dokumentet Sejdiut dhe e kishte kualifikuar si kandidat në këtë konkurs. Shefi i kësaj zyre Alban Janova në një përgjigje për Gazetën ka deklaruar dje se dokumentet janë pranuar në konsultim me përfaqësuesit e Ambasadës Britanike të cilët janë duke e monitoruar konkursin

SHSKUK është pa drejtor me mandat që 10 muaj ndërsa aktualisht udhëhiqet nga zv.drejtoresha Narqize Arenliu.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy