Bastisja e pronave të 11 zyrtarëve, Prokuroria: Dyshime për keqpërdorim me procedurat e ndërtimit të objekteve në vlerë mbi 120 milionë euro

by informim

Prokuroria Speciale ka dhënë detaje për aksionin e sotëm të zhvilluar në 12 lokacione, në pronat e 11 personave, të cilët dyshohet se në në cilësinë e personave zyrtar kanë kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar“, “Lidhja e kontratës së dëmshme” dhe “Mashtrimi”.

Sipas prokurorisë, bëhet fjalë për personat e dyshuar me inicialet: H.H, V.M, D.K, L.M, XH.L, A.J, G.SH, B.P, A.M, B.B dhe D.B.

Prokuroria njofton se në këto lokacione janë sekuestruar prova materiale si: “17 dosje dhe dokumente që ndërlidhen me rastin, 6 laptop, 2 shtëpiza, 11 telefona, 2 sim card dhe 6 usb”.

Sipas prokurorisë, “ekziston dyshimi i arsyeshëm se është keqpërdor detyra zyrtare, nga zyrtarët e përfshirë në këtë proces, nga faktet se si janë zhvilluar procedurat e përshpejtuara për ndërtimin e katër objekteve afariste dhe banesore, vlera e të cilave kalon njëqindenjëzet milion (120.000.000) euro”.

Njoftimi i plotë:

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, bazuar në urdhër kontrollin  e Gjykatës Themelore në Prishtinë, sot, në orët e hershme ka filluar kontrollin në dymbëdhjetë (12) lokacione të ndryshme, me qëllim të sigurimit të provave.

Prokuroria Speciale njofton se kontrolli është realizuar në pronat e të dyshuarave H.H, V.M, D.K, L.M, XH.L, A.J, G.SH, B.P, A.M, B.B dhe D.B. të cilët në cilësinë e personave zyrtar, dyshohet se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së; “Lidhja e kontratës së dëmshme” nga neni 285 i KPRK-së; dhe “Mashtrimi” nga neni 323 i KPRK-së.

Gjithashtu, ekziston dyshimi i arsyeshëm se është keqpërdor detyra zyrtare, nga zyrtarët e përfshirë në këtë proces, nga faktet se si janë zhvilluar procedurat e përshpejtuara për ndërtimin e katër objekteve afariste dhe banesore, vlera e të cilave kalon njëqindenjëzet milion (120.000.000) euro.

Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit në dymbëdhjetë (12) lokacione të ndryshme, janë sekuestruar prova materiale të cilat do të jenë të rëndësishme për procedurë të mëtutjeshme hetimore si:

17 dosje dhe dokumente që ndërlidhen me rastin, 6 laptop, 2 shtëpiza, 11 telefona, 2 sim card dhe 6 usb.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy