Reperi i njohur shqiptar, Don Xhoni tash e disa vite është kthyer në një nga emrat më të suksesshëm të estradës.
Rap-artisti numëron disa këngë hit dhe me sa duket kështu po planifikon të vazhdojë teksa ka paralajmëruar projektet e reja.
Por, para kësaj reperi nga Drenica nuk ka hezituar që të ‘thumbojë’ kolegët e tij në lidhje me bashkëpunimet e shumta që realizojnë.
Sipas tij disa prej tyre po arrijnë sukses vetëm përmes bashkëpunimeve, ndryshe nga ai që edhe me këngë ‘solo’ e bën një gjë të tillë.
Tutje, Don Xhoni publikoi edhe klikimet që ka arritur në kanalin e YouTube me projektin “Katile”, e që deri më tani numëron 58 milionë të tillë.
“Allahile ka sa bashkëpunime i keni bo këtë verë për t’u nxjerr prej krize. Mos më detyroni edhe këtë vit me ua rikujtuar “Katilen”, vet dmth me ua prish matematiken sa 100 bashkëpunime që keni bërë për t’i mbledhur forcat. Hajde më gjallë, më gjallë, tregone veten pak vet mos u ngatërroni për një bashkëpunim tani mos me fol me njëri-tjetrin”, ka shkruar fillimisht reperi.
Më pas, ai ka paralajmëruar se diçka e re nga ai do të vijë në muajin qershor mes tyre edhe disa bashkëpunime.
“Shëndet e shihemi kismet në fillim të qershorit kemi diçka interesante. Harrova me u thënë se ndoshta i bëjë 3-4 bashkëpunime këtë verë, tani me u prish me ta e me bë drama në internet”, tha tutje Don Xhoni.
Kujtojmë që i fundit projekt nga reperi mban titullin “Rruga” që e solli në mars të këtij viti.