Drejtoria Kundër Terrorizmit ka arrestuar sot një një person të dyshuar me inicialet M.L.
Prokuroria Speciale njofton se si rezultat i këtij operacioni, “nën dyshimin e kryerjes së veprave penale ‘’Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e pa autorizuar e armëve apo materialëve plasëse’’ nga neni 364, dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontrolle, ose posedim të pa autorizuar të armëve’’ nga neni 366 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, ‘’Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’’ nga neni 277 i KPRK-së, është arrestuar një (1) person i dyshuar me inicialet M.L, ndaj të cilit janë duke vijuar procedurat ligjore”.
Në cilësinë e provave dhe dëshmive materiale janë sekuestruar: “një (1) pushkë automatike, dymbëdhjetë (12) fishekë AK-47, dyqind e pesë (205) fishekë të armës së gjatë, një (1) karikator i armës AK-47, një (1) kondakt – druri dhe një (1) telefon si dhe dëshmi tjera relevante lidhur me rastin”, njofton prokuroria, transmeton Express.
Me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Speciale, i dyshuari është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve