Çmimi i madh i Emilia Romagna është anuluar për shkak të kushteve të papërshtatshme të motit në rajon.
Shiu i vazhdushëm të marten bëri që tereni i garave të mos jetë i gatshëm për të merkuren në Imola të Italisë veriore. Personelit të F1-së iu tha që të qëndrojnë larg terenit. Pista nuk eshtë nën ujë, por zona përreth saj është duke u përballur me motin ekstrem.
Për shkak të kushteve emergjente organizatori i F1 dhe autoritetet lokale e kanë konfirmuar se raundi i gjashtë i sezonit nuk do të zhvillohet.
Stefano Domenicali – Drejtues i F1: “Është një tragjedi të shohësh se çfarë ka ndodhur me Imola dhe Emilia-Rogna, qytetin dhe rajonin ku jam rritur, dhe mendimet dhe lutjet e mia janë me viktimat në përmbytje, familjet dhe komunitetet e prekura.”

Dua të shpreh mirënjohjen dhe admirimin tim për shërbimet e jashtëzakonshme të urgjencës që po punojnë pa u lodhur për të ndihmuar ata që kanë nevojë për ndihmë dhe për të lehtësuar situatën – ata janë heronjë dhe e gjithë Italia është krenare me ta.”