Haziri: Kurti do mbahet mend si autori i marrëveshjes më të dhimbshme

by informim

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pësuar transformim radikal nga koha kur ishte në opozitë dhe tash si kryeministër.

Ai në emisionin “Five”, tha se Kurti do të mbahet mend si kryeministri që e ka bërë marrëveshjen më të dhimbshme për Kosovën paslufte.

banner

“Për Kurtin opozitar ndryshimi është radikal, si nata me ditën, është tjetër njeri. Kundërshtuesi i dialogut, pro dialogut, kundërshtuesi i të drejtës së organizimit të brendshëm të Kosovës, e ka bërë partner për organizim në veri”.

“Kërkimfalja, krimet e luftës, të pagjeturit. I mohoj të gjitha, e mohoj bashkimin kombëtar, është konvertu në lider institucional i cili po hulumton rrugë. Ka me u mbajtë mend si kryeministri që ka bërë marrëveshje më të dhimbshme paslufte në Kosovë”, ka thënë ai.

Haziri, tha se megjithatë ndryshimi i Kurtit është progresiv, por sipas tij ky ndryshim ka ardhur vonë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy