Holger Rune tronditi komunitetin e tenisit global dhe vetë numrin një të botës Novak Gjokoviqin duke e mposhtur atë për të arritur në gjysmëfinalen e Italian Open.
Danezi 20-vjeçar kaloi me rezultatin 6-2, 4-6 dhe 6-2 kundër kampionit në fuqi në një përballje interesante e përcjellur me të rreshura shiu në Romë.
Rune kaloi në setin e hapjes në 39 minuta përderisa Gjokoviq para se të fillonte seti i dytë u detyrua të kontrollohet nga fizioterapisti i tij dhe t’i merrte disa ilaçe përpara se moti të detyronte lojën të pezullohej.
Gjokoviq i cili mundi Cameron Norrie të Britanisë në një ndeshje të ashpër të raundit të katërt, sot humbi nga Rune edhe pse arriti ta barazoi rezultatin pas rifillimit të ndeshjes por nuk arriti të merrte fitoren e cila i takoi tenistit Rune në fund.
“Është vërtet një fitore e madhe për mua,” tha Rune.