Kryeziu: Disa deputetë kanë ndryshuar mendje për Kodin Civil, e kanë kuptuar gabimin, tash i kemi votat

by informim

Deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se Ligji i Kodit Civil do të kalojë herën tjetër kur do të futet në votim në Kuvend.

Kryeziu Hyseni ka thënë se disa prej deputetëve që nuk votuan Kodin Civil, tani kanë ndërruar mendje dhe do të votojnë pro.

Ajo thotë se tani do të vijnë edhe disa deputetë që nuk kanë qenë në sallë herën e kaluar.

“Disa deputetë kanë ndryshuar mendje për Kodin Civil, e kanë kuptuar gabimin. Mos të harrojmë faktin se ka pasur shumë presion nga qytetarët, e dimë qëndrimin e qytetarëve për një nen aty. Tri deputetë nuk kanë qenë aty. Për dy vota nuk kanë kaluar. Pra besojmë se do të kalojë me shumicë kësaj radhe”, tha ajo.

Tutje ajo tregoi se ende nuk është vendosur përmbajtja e Kodit dhe se nuk dihet nëse do të ketë ndryshime.

“Ende nuk e kemi vendosur”, tha shkurt ajo

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy