Kurti: Rruga euroatlantike s’është thjeshtë simbolike, por përkushtim i Kosovës ndaj demokracisë

by informim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se rruga euroatlantike është përkushtim konkret i Kosovës ndaj demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit dhe nuk është thjeshtë simbolike.

Ai ka folur në një bashkëbisedim me studentët e Akademisë Diplomatike në Vjenë.

banner

“Ky orientim hap dyert për zhvillim ekonomik, bashkëpunim rajonal dhe rrit sigurinë. Duke përqafuar këtë rrugë, Kosova vendos shembull për tjerët në rajon, duke shfaqur fuqinë transformuese të vlerave demokratike”, ka thënë Kurti

Bashkëbisedimi është zhvilluar në ambientet e Fakultetit Filozofik në Prishtinë.

“Kosova ka marrë qëndrim të qartë kundër sulmit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë. Ne kemi implementuar sanksione, në koordinim me BE-në dhe SHBA-në, për të dënuar agresionin e Rusisë. Është dëshpëruese të theksohet se Serbia nuk e ka ndjekur shembullin. Ky kontrast nënvizon dallimin mes përkushtimit tonë ndaj vlerave demokratike dhe përkushtimit tonë ndaj parimit të bashkëpunimit ndërkombëtar. Fqinji ynë jodemokratik nuk është problem vetëm për Kosovën, por edhe për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Kurti.

Kurti ka folur edhe për dialogun Kosovë – Serbi.

“Dialogu Kosovë – Serbi në kuadër të Bashkimit Evropian mbetet jetik për rrugën para për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura mes dy shteteve tona. Megjithatë, për të qenë ky dialog efikas, të dyja palët duhet të respektojnë parimet më thelbësore të demokracisë dhe të Bashkimit Evropian. Ne besojmë se Bashkimi Evropian është platforma dhe synimi që ka burime të mjaftueshme dhe traditë për të zgjidhur problemet që ne kemi për të normalizuar marrëdhëniet mes nesh. Ndërsa ecim përpara, Kosova mbetet e palëkundur në përkushtimin tonë ndaj demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës”, tha Kurti.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy