64
Detaje horror janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Elbasan ku 58 vjeçari Tefik Tashi, vrau me sëpatë kunatën e tij, 44-vjeçaren Alma Qejvani në fshatin Kusarth, në rrugë.
Gruaja u dërgua në spital, por humbi jetën si pasojë e plagëve të rënda. Policia njoftoi se e arrestoi autorin teksa ai vraponte me sëpatën që kishte kryer krimin dhe me duart e gjakosura.