Politikani serb kujton momentin kur Vuçiqi urdhëroi thyerjen e kutive të votimit në veri të Kosovës, i përfshirë ishte edhe Bratisllav Dikiq

by informim

Politikani Marko Jakshiq ka treguar momentin kur presidenti serb Aleksandar Vuçiq kishte urdhëruar thyerjen e kutive të votimit në veri të Kosovës, gjatë zgjedhjeve lokale të 2013-së.

Jakshiq gjatë një interviste ka kujtuar se i përfshirë në këtë ngjarje ishte edhe ish-komandanti serb i xhandarmërisë Bratisllav Dikiq.

banner

“Kur raundi parë i zgjedhjeve të 3 nëntorit në veri dështoi, kemi pasur rastet kur u thyen kutitë e votimit, që në fakt ka rrjedhur nga urdhrat e ardhura nga Beogradi, konkretisht nga Aleksandar Vuçiqi, e që për fat të keq ishte i përfshirë edhe Bratisllav Dikiq, e që ishte komandant i xhandarmërisë. E gjitha kjo ndodhi me qëllim që të gjithë ne që bojkotuam zgjedhjet të akuzohemi. Kjo ndodhi. U vendosën kapela maskuese, u thyen kutitë me material zgjedhor”, kujton Jakshiq.

Ai thekson se ky veprim ishte bërë së bashku me grupet kriminale serbe, të cilat veprojnë në veri të Kosovës

“Unë isha deputet në Kuvendin e Serbisë atëherë dhe flitej për njëfarë Dejan Joksimoviqi, se këtu ishte xhandarmëria jonë dhe se ajo i bëri të gjitha këto, normalisht bashkë me grupet kriminale. Por mua më kujtohet Dejan Joksimoviq, sepse atij i ra letërnjoftimi derisa ishin duke i thyer kutitë e votimit”, thekson ai.

Sipas Jakshiqit, Vuçiqi ishte ai që organizoi thyerjen e kutive me qëllim që të akuzohen të tjerët dhe se urdhri kishte ardhur nga Dikiqi.

“Atë ditë ishte ditë zgjedhjesh, ne kishim organizuar bojkotimin e zgjedhjeve. Gjatë ditës u pa se bojkoti po funksiononte, por për të shmangur humbjen, Aleksandar Vuçiq organizoi thyerjen e kutive me qëllim që të na akuzonte neve. Për fatin tonë ne e vërejtëm këtë. Atëherë neve na çon fjalë Bratisllav Dikiq që t’i thyejmë kutitë, por ne i kërkuam atij takim në mënyrë që të merremi vesh se si ta bëjmë këtë”, pohon Jakshiq.

Në këtë intervistë, ai tregon se Vuçiqi kundërshtarët e tij dëshiron t’i akuzojë apo t’i bëjë përgjegjës për gjëra të dyshimta.

“Kundërshtarët e tij politikë, Aleksandar Vuçiq dëshiron t’i akuzojë apo t’i bëjë përgjegjës për gjëra dhe dyshime të caktuara, për çdo lloj të veprave apo vrasjeve, që në njëfarë mënyre të bëhen shënjestra qoftë të pushtetit në Prishtinë, qoftë të EULEX-it”, tregon ai.

“Le të themi, nëse ju kujtohet pas vrasjes së policit lituanez në veri, në Zveçan në shtator të vitit 2013. Nga koha e vrasjes nuk patën kaluar as 15 minuta kur Ivica Daçiq dhe Aleksandar Vuçiq u ngutën për t’i akuzuar serbët që i bojkotuan zgjedhjet. Ata thanë se këtë e kanë bërë serbët që i kanë bojkotuar zgjedhjet lokale në Kosovë, pa asnjë fakt. Duke marrë parasysh se edhe unë jam njëri nga ta apo si prijës i tyre, në mua ai krijon një lloj shënjestre”, shton politikani serb.

Ai kujton momentin ku 15 minuta pas vrasjes së policit litunez në Zveçan, Vuçiqi dhe Ivica Daçiqi kishin akuzuar serbët për bojkot të zgjedhjeve.

“Nëse ju kujtohet pas vrasjes së policit lituanez në veri, në Zveçan në shtator të vitit 2013. Nga koha e vrasjes nuk patën kaluar as 15 minuta kur Ivica Daçiq dhe Aleksandar Vuçiq u ngutën për t’i akuzuar serbët që i bojkotuan zgjedhjet. Ata thanë se këtë e kanë bërë serbët që i kanë bojkotuar zgjedhjet lokale në Kosovë, pa asnjë fakt. Duke marrë parasysh se edhe unë jam njëri nga ta apo si prijës i tyre, në mua ai krijon një lloj shënjestre”, kujton ai.

“Apo kujtojmë, tani deputeti aktual Sllavisha Ristiq, kur u mor vesh dhe përfunduan zgjedhjet, në oborrin e tij u hodh bombë, pati të shtëna me rafal, thjeshtë nuk mund të thuhet se këtë e bënë shqiptarët, ky është shqetësimi ynë, është fatkeqësi dhe turp për ne që ndodhemi në këtë situatë. Në kohën kur duhet të jemi të hegjemonizuar, neve na ndodh që serbët vuajnë nga serbët”, deklarom Jakshiq.

Në fund, ai tregon se në vitet 1999 e 2000, Rojet e Urës kanë arrestuar qytetarë serbë në Mitrovicë dhe i kanë dorëzuar te policia serbe në Jarinjë.

“Në vitet 1999-2000 ne kemi pasur në një mënyrë Djemtë e Urës (Rojet e Urës), aty kishte disa të tjerë që ishin narko-dilerë, e pastaj ndodhi diçka tjetër. Djemtë e Urës i kapën dhe i dërguan në Jarinjë, ku ua dorëzuan shërbimit policor të Serbisë”, përfundon ai.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy