Presidentja Osmani mbush 41-vjet

by informim

Sot është një ditë e veçantë për presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.

Ajo sot feston ditëlindjen e 41-të.

Osmani u zgjodh si e para e shtetit më 22 mars 2021.

Vjosa Osmani për disa muaj ishte edhe kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Osmani ishte edhe deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ajo ka shërbyer edhe si shefe e kabinetit të presidentit të Kosovës, në kohën e Fatmir Sejdiut nga viti 2006 deri në 2010-të.

Osmani është profesore në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës.

Vjosa Osmani ka lindur më 17 maj 1982 në Mitrovicë.

Është e martuar dhe i ka dy vajza.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy