Pretendimi i kryenegociatorit serb Petkoviq: Kosova nuk është dhe nuk do të jetë shtet

by informim

Kryenegociatori serb në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq, ka pretenduar se “bisedimet në Bruksel kanë qenë të vështira, sepse kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ka ardhur në takim i papërgatitur, për dallim nga delegacioni serb”.

Petkoviq ka thënë se Serbia dhe BE-ja kanë paraqitur propozime konkrete për Asociacionin dhe për personat e zhdukur, për të cilat Bislimi u përgjigj se Kosova do t’i dërgojë propozimet e saj brenda një jave.

“E hëna ishte një ditë e vështirë, negociatat zgjatën tetë orë. Bislimi ishte joserioz dhe i papërgatitur dhe është e pamundur të bisedohet me të. Pala jonë shkoi e përgatitur, me mbi shtatë ekspertë, me propozime dhe të gjitha dokumentet. BE-ja doli me propozime për hartimin e statutit të Asociacionit, veprimin për çështjen e personave të pagjetur dhe planin e punës së Komisionit, i cili monitoron të gjithë procesin e zbatimit. Në vend që të jetë temë dhe çështje se si të vazhdohet, Bislimi erdhi dhe tha se do t’i dërgojë propozimet për shtatë ditë”, ka thënë Petkoviq, .

Ai ka thënë se Kosova nuk dëshiron përparim në dialog me sjelljen e saj, por sillet me servilizëm ndaj zyrtarëve ndërkombëtarë dhe bashkësisë ndërkombëtare.

Ai ka shtuar se Bislimi nuk ka dashur të flasë për të zhdukurit, energjinë, madje as për Asociacionin, duke thënë se nuk e di se çfarë është “Zajednica e komunave serbe”.

“Ata nuk duan të flasin. Tema e parë është Asociacioni, populli ynë ka 10 vjet që pret formimin e tij. Incidentet ndodhin sepse serbët janë të pambrojtur, nuk ka asnjë mekanizëm për mbrojtjen e të drejtave kolektive dhe individuale. Ai bën shaka me dialogun dhe BE-në dhe thotë se nuk e di se çfarë është Asociacioni, pra çfarë dini ju? Ke ardhur të flasësh për energjinë, por nuk do të flasësh, meqë ra fjala, ai është edhe ekspert për personat e zhdukur. Ai jep vlerësime ekskluzivisht politike, dhe sulmon brutalisht Aleksandar Vuçiqin dhe popullin e Kosovës. Por unë nuk i mbeta borxh, iu përgjigja ashtu siç e meritonte. Kur të prezantojë Kushtetutën e Kosovës, unë do të paraqes Kushtetutën tonë, Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244, sipas së cilës Kosova nuk është dhe nuk do të jetë shtet. Nëse flasim për normalizimin e marrëdhënieve, nuk duhet të përfundojë me njohje reciproke, por të normalizohen marrëdhëniet dhe siguria, si dhe çështje të tjera të rëndësishme”, ka thënë Petkoviq

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy