Prokurori Maloku: Qarkullimi i parave të fajdeve është paralel me sistemin bankar

by informim

Prokurori Rasim Maloku, i cili është prokuror i rastit të aksioneve për fajde, ka deklaruar se qarkullimi financiar nga fajdja është marramendës.

Maloku tha se ai qarkullim shkon paralel me qarkullimin e sistemit bankar në Kosovë.

banner

Maloku tha se kjo dukuri është në rritje dhe se shkaktar sipas tij mund të jetë edhe kriza ekonomike, e kamatat e larta të bankave.

“Një prej veprave më të vështira për hetim është fajdeja, është një dukuri mjaft e përhapur në Kosovë, sidomos pas vitit 2022 kur ka filluar pandemia Covid-19. Personat kanë rënë në kriza financiare, mirëpo si dukuri ka qenë edhe paraluftës. Ka marrë një hov të jashtëzakonshëm, dhe po ashtu për shkak të kamatave të larta të bankave. Bëhet një qarkullim financiar paralel me sistemin bankar, aq shumë bëhet qarkullim të mjeteve monetare përmes fajdeve, është e pabesueshme për një qytetar që nuk merret me këtë çështje në mënyrë profesionale”, ka thënë ai.

Maloku ka dhënë detaje për aksionin kundër dukurisë së fajdeve dhe ka treguar për arrestimet dhe konfiskimet që janë bërë në vend të ngjarjes.

Ai tha se përveç kësaj, ka pasur konfiskime të aparateve të lojërave të fatit, kompjuterë, telefona.

“Për shkak të dyshimit të bazuar që janë duke kryer veprën penale të fajdes. Krahas saj janë edhe disa vepra, si detyrimi, kanosja e shmangia nga tatimi. Por sot kemi pasur rast ma specifik organizimi i lojërave të fatit apo bixhozi, që është e ndaluar me ligj…Lokacioni ka qenë në Fushë-Kosovë, që janë sekuestruar disa aparate të lojërave të fatit dhe disa kompjuterë që janë luajtur lojëra online, 6 aparate dhe 9 kompjuterë që kanë përdorur të pandehurit për lojëra të fatit”, ka thënë ai.

Ai tha se janë arrestuar katër persona, tre nuk janë gjetur në vendbanimet e tyre.

“Sot kanë qenë të caktuara 7 lokacione, 4 persona janë arrestuar, 3 nuk janë gjetur në vendbanimet e tyre, i është lënë ftesa, urdhër arrestet. Janë konfiskuar, armë, 9 telefona mobil, numër i madh i fishekëve. Janë sekuestruar dy vetura që dyshohen se janë dobi pasurore nga vepra penale, një veturë që një i pandehur që e ka marrë si peng nga viktimat që t’i detyrojë t’i paguajnë shumat e parave që u janë marrë nga fajdja. Vlera është 100 mijë euro, pas kalimit të procedurave do t’i dorëzohet viktimave”, tha ai.

Maloku bëri të ditur se për fajde janë 40 persona nën hetim, disa janë në paraburgim, disa në arrest shtëpiak kurse disa të tjerë ende në arrati.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy