Anëtari i Komisionit të Parlamentar të Sigurisë nga radhët e PDK-së, Rashit Qalaj ka vlerësuar se situata në veri është para shpërthimit.
Ai ka thënë se kësaj i kontribuojnë edhe deklaratat e zyrtarëve të shtetit të Serbisë që kanë një qasje shumë armiqësore.
“Ata janë duke e shkelur me dy këmbët marrëveshjen që është arritur në Bruksel dhe aneksin që është bërë në Ohër dhe tentativë e tyre është që kjo marrëveshje të dështojë plotësisht”, ka deklaruar ai.