Qeveria përballë kërkesave në rritje për Asociacionin

by informim

Kushtëzimi i Serbisë në procesin e dialogut me themelimin e Asociacionit ka ngjallur reagimin e kryeministri Kurti i cili e pranon se në marrëveshjen e Ohrit ekziston pika ku parashihet themelimi i Asociacionit, por tha se marrëveshja duhet të zbatohet sipas radhës së pikave.

”Pala serbe e ka rikonfirmuar se atyre nuk ju intereson kushtetuta…zbatimi i sekuancuar që ka këkruar Lajcak ne kemi dhënë vërejtjet tona sepse këkrojmë që ai të jetë i balancuar dhe gjithëpërfshirës…kemi dhënë edhe propozimet tona për Asociacionin…kërkojmë zbatim të marrëveshjes pa kushte dhe pa vonesa…”

banner

Ambsadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, duke iu përgjigjur kryeministrit tha se nuk mjafton propozimi i draft-vizionit, por një propozim konkret për draft statutin për themelimin e Asociacionit.

“Versioni më i mirë, drafti më i mirë për Kosovën, mund të hartohet nga vetë Kosova. Mirëpo një version nuk është një draft, kështu që na duhet një draft nga Kosova së shpejti që ta shohim se çfarë ide konkrete ka për Asociacionin. Ky është obligimi i Kosovës që ta përshpejtojë procesin”.

Takimi i zhvilluar në Bruksel midis kryenegociatorëve nuk prodhoi rezultat meqë sic u bë e ditur përfaqësuesi serb nuk ka pranuar të flas për asgjë tjetër përvec themelimit të Asociacionit.

Kushtëzimet e tilla për presideten e vendit e bëjnë Serbinë palë jo konstruktive në proces të dialogut. Ajo i kërkoi faktorit ndërkombëtar të jetë më i vëmendshëm për shkeljet që po i bënë Serbia marrëveshjes.

”Presim që intepretimet e nga aleatët tanë të jenë në përputhje me atë që ne jemi pajtuar…asaj që po i referohem është një nen i caktuar i marrëveshjes të ketë prioritet apo të jetë parakushte për pikat e tjera…Kosova do të zbatojë të gjitha ato pika që është zotuar…”

Por zyrtarja e lartë Amerikane, Samantha Poëer, pas vizitës në Kosovë dhe Serbi ngriti shqetësim se procesi i dialogut po futët në një krizë të thellë për shkak të mospajtimeve midis palëve. Kërkoi nga Qeveria Kurti të ketë propozime konkrete për themelimin e Asociacionit.
Ndërkohë, shefi i gurpit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se Serbia po përdorë strategji që Kosovën ta paraqes tek faktori ndërkombëtar si palë jo bashkëpunuese. Ai kritikoi Qeverinë Kurti për mungesë strategjie.

”Dialogu është një proces i shkëputur nga Qeveria i ziloum në dy tre veta, Kuvendi nuk ka asnjë rol jemi në terrë informativ…duhet që me cdo kusht që të mos lejohet që dialogu të prodhoj efekte negative dhe ta dëmtojë Kosovën…Qeveria nuk ka strategji por ka taktika të dështuara…”

Në takimin e nivelit të lartë të 2 maj kryeministri kishte dorëzuar tek ndërmjetësuesit e dialogut një dokument denoncues për shkelje të marrëveshjes nga ana e Serbisë, por Kurti konsifrmoi se nuk ka marrë ende përgjigje.

”Në takimin e 2 majit të takimit të lartë i kam dorëzuar një dokument për shkeljet e marrëveshjes nga ana e Serbisë, mirëpo deri më sot nga ndërmjetësit nuk ka qëndrim sa i përket denoncimit tonë…”

Zyrtarët nga Bashkimi Evropian kanë bërë me dije se janë në dijeni për veprimet e Serbisë./21Media

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy