Rama flet pas samitit në KiE: T’i hiqet njolla Shqipërisë dhe UÇK-së

by informim

Rama flet pas samitit në KiE: T’i hiqet njolla Shqipërisë dhe UÇK-së

Në përfundim të seancës së sotme të Samitit të liderëve të Këshillit të Europës, Kryeministri Edi Rama iu përgjigj interesimit të medias së pranishme:

-Zoti kryeministër, ju iu adresuat në fjalimin tuaj edhe çështjes së Kosovës. Si do vazhdojë qëndrimi i Shqipërisë në lidhje me atë që ju pretendoni për pafajësinë e kryeministrit Thaçi dhe të gjithë personave të tjerë?

Kryeministri Edi Rama: Jo, kjo nuk është një çështje pafajësie apo fajësie sepse kjo është çështje e tribunalit. Çështja është e heqjes së një njolle që Asambleja e Këshillit të Europës i ka vënë Shqipërisë dhe Lëvizjes Çlirimtare të Kosovës, nën ndikim e fortë të Rusisë në vitin 2011 dhe bërja e një raporti të ri në dritën e faktit tanimë të stërprovuar që nuk ka pasur kurrë trafik organesh.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy