48
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se e kanë punuar në rregullimin e disa pjesëve të pishinës së Gërmisë.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se kësaj pishine po i kthehet freskia pas dhjete viteve .
“Pishina po vjen me një ambient të ri: guaskë të lyer, investime në amfiteatër dhe në terrenin sportiv, renovim të tualetit, shtretër për relaks, gjelbërim të shtuar, si dhe me kënd të ushqimit dhe aktivitete të shumta artistike për të gjitha grupmoshat”, ka shkruar Rama.
Tutje, Rama ka shtuar se kjo pishin do të hapet në muajin e ardhshëm, qershor.