Supremja e hedh poshtë ankesën e avokatëve: Nagip Krasniqi e detyroi shefin e prokurimit të nënshkruaj kontratë të dëmshme

by informim

Gjykata Supreme e ka hedhur poshtë si të pabazuar kërkesën e mbrojtjes së Nagip Krasniqit për mbrojtje të ligjshmërisë.

Krasniqi akuzohet për vepra penale si ’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, ‘’Ushtrimi i ndikimit’’, dhe ‘’Konflikti i interesit’’, gjatë kohës sa shërbente si shef i KEK’ut. Pozita e tij është e pezulluar.

banner

Për refuzimine ankesës së avokatëve ka njoftuar Gjykata Supreme teksa ka kumtuar këtë refuzim.

”Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për mbrojte të ligjshmërisë ndaj të pandehurit N.K., të paraqitur kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës”>

“Në çështjen penale ndaj të pandehurit N.K., për shkak të veprave penale: keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, ushtrimi i ndikimit, keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, konflikti i interesit, duke vendosur përkitazi me kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësve të pandehurit, avokatët Virtyt Ibrahimaga dhe Taulant Ferizi, në seancën e mbajtur më datë 16.05.2023, kolegji i Gjykatës Supreme vendosi për refuzimin e kësaj kërkese”, thuhet në njoftim.

Pos tjerash, Krasniqi dyshohet edhe që “e detyroi shefin e prokurimit të nënshkruaj kontratë të dëmshme”.

Krasniqi po mbahet në paraburgim për shkak të akuzave të ngritura të tij. Procesi po vazhdon. /Gazeta Express

Më poshtë e gjeni vendimin e Supremës rreth kërkesës së avokatëve të Krasniqit.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy