Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit merziten që ministri Çeku i tha Gjokoviqit “No vax, no entry”

by informim

Tenisti serb me famë botërore, Novak Djokovic, i cili njihet për qëndrimet e tij skajshmërisht nacionaliste, ditë më parë në një intervistë për “Corriere della Serra” ka shprehur dëshirën e tij për t’u kthyer dhe për ta vizituar Kosovën. Ndaj një deklaratë të tillë të tij ka reaguar ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku duke paralajmëruar se Djokovic s’mund të futet në Kosovë meqë s’është vaksinuar.

Ndaj një deklaratë të tillë të ministrit Çeku ka reaguar Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit duke thënë se janë të mërzitur nga një qëndrim i tillë e ministrit Çeku.

banner

“Eparkia e Rashko-Prizrenit është thellësisht e pikëlluar nga postimi i ministrit të Kulturës dhe Sportit të Kosovës z.Çeku se nuk është e mundur ligjërisht që tenisti më i mirë në botë Novak Gjokoviç të vijë në Kosovë sepse nuk e ka marrë vaksinën kundër Covid-it, edhe pse ky detyrim ligjor nuk ka më shumë se një vit në fuqi. Novak Gjokoviq ka shprehur dëshirën për t’i pagëzuar fëmijët e tij në një nga vendet e shenjta në Kosovë, prej nga vjen edhe vetë”, thuhet në reagimin e Dioqëzës së Rashkës dhe Prizrenit.

“Lusim Zotin që kjo çështje të zgjidhet në përputhje me të drejtën e lëvizjes së lirë të të gjithë qytetarëve dhe lirinë fetare të të gjithëve, sepse nuk ka arsye ligjore për ndalimin e hyrjes së z. Gjokoviq, i cili vlerësohet si sportist nga shumë shqiptarë të Kosovës”, thekson reagimi i tyre.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy