Edhe sot ka gjykim për ish-krerët e UÇK-së

by informim

Sot nga ora 9:00 do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi në Hagë.

Gjatë ditës së djeshme, është bërë publike një pjesë nga dhënia e dëshmisë së dëshmitarit të pestë në gjykimin Thaçi dhe të tjerët.
Me rastin hapjes së seancës publike, dëshmitari u përgjigj se kishte qenë 150 metra larg kur kishte parë për herë të parë disa burra me armë zjarri dhe më së afërti kishte qenë diku 3-4 metra, raporton ‘‘Betimi për Drejtësi’’.

banner

Ai tha se me t’i parë ata, kishte vazhduar nga një rrugë tjetër për t’iu dalë përpara, pasi sipas tij, ata kishin pasur një makinë të afërmit e tij.

I njëjti i përshkroi këta burra të veshur me uniforma të zeza me maska të zeza në fytyrë, duke thënë se kishin pasur emblemën e UÇK-së.

Për shkak të mbarimit të orarit të punës, dëshmia e tij u ndërpre për të vazhduar në seancën e nesërme.

Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore.

Më 10 maj 2022, gjatë paraqitjeve të tyre, të katër të akuzuarit u vetëdeklaruan të pafajshëm lidhur me akuzat e reja në aktakuzën e ndryshuar.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy