Ndeshja e parë në gjysëm finale te ligës së kampionve në mes Real Madrid vs Manchester City përfundoi me rezultat të barabartë 1:1 në Santiago Bernabeu. Ndeshjen e dytë në Etihad Stadium citizens bombardojnë madrilenët me 4 gola të shënuar në pjesën parë nga Bernardo Silva në minutat 27′ dhe 37′, në pjesën e dytë shënoi Manuel Akanji në minutën 76′ dhe fund ndeshjes i dha Julian Alvarez në minutën 90’+1.
Citizens e dominuan ndeshjen në çdo aspekt kundër madrilenëve gjë qe nuk jemi mësuar shpesh ta shohim nga 14 herë kampionët e Europës. Skuadra e Pep Guardiola arriti ta godas porten kundërshtare 8 herë 4 nga ato përfunduan në rrjetë. Të dy portjerët treguan ndeshje cilsore por Ederson arriti ta mbajë porten e tij të pa prekur ndërsa Thibaut Courtois nuk ia doli. Bernardo Silva arriti ta përfaqësojë më së miri atë që e gjithë skuadra e citizens synuan prej fillimit të ndeshjes, që ta marr epërsinë në pjesën e parë. Skuadra e Carlo Ancelottit nuk u tregua bindëse për rikthim në pjesën e dytë kjo i mundësoi citizenëve që ta përfundojnë ndeshjen me rezultat të thellë duke shënuar edhe 2 herë në pjesën e dytë.
Pep Guardiola sot shënoi fitoren e tij të 100 në Uefa Champions League.
Manchester City do të përballet me Inter në finale të Uefa Champions League me 10 qershor në Atatürk Stadium, Instanbul.