PDK kërkon raportim të Besnik Bislimit për të sqaruar termin e përdorur në Bruksel për Personat e Zhdukur

by informim

Në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, anëtarë nga Partia Demokratike e Kosovës kanë kërkuar nga zëvendëskryeministri Besnik Bilimi, të sqarojë termin e dakodruar në Bruksel për deklaratën për Personat e Zhdukur.

Kryetarja e Komisionit, Duda Balje tha se mund t’i bëjnë thirrje zyrtare Bislimit që të jetë prezentë dhe të përgjigjet në pyetjet e deputetëve.

banner

“Ne mund t’i bëjmë thirrje zëvendëskryeministrit Bislimi me qenë prezent që me u përgjigjë në këto pyetje që i kemi për të pa gjeturit. Nëse jeni për, ne e bëjmë një thirrje zyrtare me qenë prezent para neve dhe ne me u informu”- tha Balje.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollcaku tha se nuk e sheh të arsyeshme të ftohet zëvendëskryeministri pasi sipas saj, të gjitha çështjet janë sqaruar

“Nuk ka kush që me pasë dilema qysh janë zhdukë personat gjatë luftës sepse kemi qenë edhe dëshmitarë kur janë rrëmby në prezencën tanë dhe nuk është ditë kurrë për fatin e tyre. Prandaj ftoj deputetët, që t’i tejkalojmë të gjitha dhe kur të vjen puna tek marrëveshja, ta votojmë, mos të kemi politikë më pas. Nuk e shoh të arsyeshme ta ftojmë zëvendëskryeministrin sepse i ka sqaru” – është shprehur deputetja Kollçaku.

Ndërkaq, deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha tha se në dokumentin e miratuar nuk është përdorur termi që përmendet në Kombet e Bashkuara.

“Nuk mundemi ne me folë qysh na e dimë se qysh janë zhdukë nëse në dokumentin zyrtar nuk është termi që është në OKB, është ndryshim i terminologjisë që për mua ka qenë e rëndësishme me u diskutu edhe në Kuvend me zëvendëskryeministrin dhe kryeministrin që me kuptu se çka garanton ndryshimi i një terminologjie që nuk është e njohur në kartat ndërkombëtare” – deklaroi ajo

“Me këtë terminologji të re, a barazohen viktimat sepse viktima është viktimë por mënyra se si është bo viktimë dikush, procesi ka dallim, kush ka qenë agresori dhe si ka ndodhë rasti, a po barazohet historia?” – shtoi Hoxha.

Edhe deputetja tjetër e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi kërkoi që zëvendëskryeministri të vjen në raportim dhe t’i heq dilemat që kanë të bëjnë me termet.

“Jeni duke e luajtur rolin e avokatit por nuk ish dashtë. Janë ata vetë të cilët duhet me ardhë në komisione dhe në Kuvend. Është shumë e rëndësishme të kemi zëvendëskryeministrin dhe ai të na tregojë dhe të na heqë dilemat se çka është duke bërë Qeveria, dilemat i kemi me Qeverinë” – ka thënë Musliu-Shoshi.

“Forcibly disappeared dhe Enforced Disapperance janë dy çështje juridike nëse e ki “Enforced Disapperance” është obligim juridik i shtetit. Nëse e ki “Forcibly Disappeared” është individual dhe shteti nuk merr asnjë obligim ligjor, këto janë çështje që duam t’i dijmë nga zv.kryeministri se çka ka negociu”- tha mes tjerash deputetja e PDK-së

Ky Komision ka miratuar sot Projektligjin për aderimin në Marrëveshjen për Statusin dhe Funksionet e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur.

Pas votimit në Komision, projektligji për aderimin në Marrëveshjen për Statusin dhe Funksionet e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur do të procesohet në Kryesinë e Kuvendit, për t’u vendosur në agjendë të seancës plenare.

Për miratimin e këtij projektligji, nevojitet mbështetja e 80 deputetëve të Kuvendit.

Para se ky projektligj të shkonte në këtë Komision, më 26 prill kabineti qeveritar kishte marrë vendim për ratifikimin e Marrëveshjes për Statusin dhe Funksionet e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti pati thënë se Qeveria është e përkushtuar në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur duke shtuar se në shërbim të kësaj po iniciojnë aderimin e Kosovës në Komisionin Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur (ICNP)

Nga lufta e fundit në Kosovë, janë të zhdukur mbi 1,600 persona.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy