Në Boston u zhvillua ndeshja e parë finale e konferences lindore ndërmjet Boston Celtics dhe Miami Heat.
Miami Heat fitoi ndaj Boston Celtics dhe e mori epërsine e serive me 1-0 në finalen e konferences lindore.
Ndeshja përfundoi me rezultat 116:123 në favor të Miami Heat dhe lojtari i ndeshjes ishte Jimmy Butler me 35 pikë, 5 kërcime, 7 kërcime.
Jason Tatum poashtu tregoi ndeshje të mire me 30 pikë, 7 kërcime, 1 asistim që doli të jenë të pamjaftueshme për të siguruar fitoren e parë.
Pas ndeshjes Butler tha se bashkëlojtarët po i japin besim. “Unë po luaj në një nivel të jashtëzakonshëm sepse ata po më lejojnë ta bëj këtë”. “Ata nuk po i vënë një kufi lojes time. Ata po më besojnë topin, në anën e mbrojtjes. Mendoj se këtë dëshiron çdo basketbollist”.
Ishte ndeshja e pestë e Butler me 30 ose më shumë pikë këtë passezon, pra në fazen e finaleve.
Në anen tjetër ka folur edhe Tatum, ai tha se Bostoni i ka vetëm 4 fitore nga 4 ndeshje të luajtura në shtëpi gjatë këtij sezoni pasues.
“Nuk e di pse,” tha Tatum për vështirësitë e tyre në shtëpi. “Duhet të luajmë lojën, duhet të bëjmë lojë, pavarësisht nëse po luajmë në shtëpi apo jashtë.”
Lidhur me këtë u prononcua edhe trajneri i Celtics, Joe Mazzulla i cili tha: “E kemi humbur qëllimin tonë sulmues”