Ekziston një probabilitet i lartë (në 66%) që temperaturat globale të tejkalojnë nivelet para-industriale me 1.5 gradë për të paktën një vit midis 2023 dhe 2027.
Është pothuajse e sigurt (98%) që këto pesë vite, në tërësi, do të jenë më të ngrohtat e regjistruara ndonjëherë, për shkak të efektit të kombinuar të ngrohjes globale të shkaktuar nga njeriu dhe El Nino, ngrohja periodike e Paqësorit tropikal qendror dhe lindor, me origjine natyrore. Temperatura mesatare globale për çdo vit, midis 2023 dhe 2027, parashikohet të jetë midis 1.1 dhe 1.8 C mbi mesataren e viteve 1850-1900, beri te ditur Organizata Botërore Meteorologjike (WMO). Për sekretarin e përgjithshëm të WMO, Petteri Taalas, “ky raport nuk do të thotë se ne do të kalojmë përgjithmonë nivelin 1.5C të treguar në Marrëveshjen e Parisit, që i referohet ngrohjes afatgjatë për shumë vite.

Në çdo rast, Organizata Meteorologjike jep alarmin: do të thyejmë kufirin 1.5 gradë në mënyrë të përkohshme me frekuencë në rritje. “Një ngrohje El Nino pritet në muajt e ardhshëm”, shtoi Taalas, “dhe kjo do të kombinohet me ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njerëzit për të shtyrë temperaturat globale në një territor të paprekur më parë. Kjo do të ketë pasoja të mëdha për shëndetin, sigurinë ushqimore, menaxhimin e ujit dhe mjedisin. Duhet të jemi të përgatitur”.