Burri hap çadrën dhe hidhet për vdekje nga kati i 8, fqinjët: Ishte i pirë

by informim

Një burrë në qytetin e Novosibirsk, u hodh nga kati i tetë i një ndërtese duke përdorur një çadër dhe vdiq rrugës për në spital.

Ngjarja ka ndodhur sot. Burri kapi një ombrellë, doli në ballkonin e tij dhe u rrëzua.

banner

“Para se të binte, ai bërtiste me të madhe duke i shqetësuar të gjithë. Dukej se kishte pirë shumë, u ngjit në ballkon me ombrellë dhe ra poshtë”, kanë thënë dëshmitarët.

Fqinjët thirrën menjëherë një ambulancë me ndihmës mjekë në përpjekje për t’i dhënë ndihmën e parë. Megjithatë, burri ndërroi jetë në ambulancë pak metra larg spitalit.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy