Elbert Krasniqi i ofron mbështetje kryetarit të Mitrovicës së Veriut: Do ta keni mbështetjen e nivelit qendror

by informim

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i ka uruar punë të mbarë kryetarit të ri të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.

“Sot, pas ceremonisë së betimit, kisha nderin të pritem në takim nga Kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq”, shkroi Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.

Krasniqi, që ishte pjesë e betimit të Atiq, deklaroi se Qeveria do ta mbështesë çdo veprim dhe vendim të kryetarit të ri të kësaj komune.

“Do të angazhohemi si qeveri në mbështetje të kryetarit për përmbushjen e obligimeve dhe krijimin e kushteve sa më mira për qytetarët”, shkroi ai. “Në shërbim të qytetarëve”.

Përndryshe, gjatë konferencës për media të kryetarit të ri të komunës së Mitrovicës së Veriut, ministri Krasniqi deklaroi se është e rëndësishme që qytetarët e pjesës veriore të kenë shërbime cilësore, njofton Klankosova.tv.

“Secili veprim dhe vendim i kryetarit do të ketë mbështetjen e nivelit qendror – si qeveri dhe ministri jemi në mbështetje të të gjithë kryetarëve”, tha Krasniqi.

Erden Atiq kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje mori mbi 66 përqind të votave në zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat veriore

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy