Irani ekzekuton tre persona për protestat kundër qeverisë

by informim

Regjimi në Iran ka ekzekutuar tre persona të dënuar me vdekje në lidhje me organizimin e protestave kundër qeverisë gjatë vitit të kaluar. Tre burrat janë dënuar nën akuzat për përfshirje në sulmin, në të cilin u vranë tre policë në Isfahan në muajin nëntor, shkruan AP.

Organizatat për të drejtat e njeriut kanë thënë se tre personat ishin cak i gjykimeve të padrejta dhe torturave. Që prej dhjetorit janë varur edhe katër protestues. Dhjetëra të tjerë dyshohet se janë dënuar me vdekje.

Republika Islamike u përball me protestat masive pas vdekjes në paraburgim të 22-vjeçares Mahsa Amini, gruas kurde që u arrestua nga policia e moralit nën akuzat se nuk po e mbante shaminë siç duhet.

Tre të ekzekutuarit, sipas organizatave, ishin zhdukur me dhunë dhe pastaj janë torturuar për t’i detyruar që të pranojnë fajin për krimin që nuk e kanë bërë.

Gjykata Revolucionare dënoi tre burrat me akuzat për armiqësi ndaj Zotit. Ndërkaq procesi gjyqësor ndaj tyre zgjati vetëm katër ditë, por u është mohuar mbrojtja.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy