Kryetarët e komunave të veriut – shqiptarët i mirëpresin, serbët nuk i njohin

by informim

Pas bojkotimit të zgjedhjeve nga serbët lokalë, liderë të komunave janë zgjedhur politikanë nga partitë shqiptare, të cilët nuk dihet se si do ta ushtrojnë detyrën.

Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje është betuar si kryetar i Mitrovicës së Veriut, komunë e banuar me shumicë serbe.

banner

Ai është njëri nga katër kryetarët e zgjedhur në veri të Kosovës në zgjedhjet lokale që u bojkotuan nga serbët.

Tre kryetarët e tjerë nuk dihet kur dhe si do të nisin detyrën.

Qytetarë shqiptarë e serbë të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, patën pritje krejt të ndryshme nga kryetarët e sapozgjedhur atje.

Qytetarët serb në atë zonë thonë se nuk do t’i njohin këta udhëheqës, derisa shqiptarët kanë mirëpritur kryetarët e ri.

“Presim që do të ketë shumë ndryshime këtej, sidomos që një shqiptarë është zgjedhur kryetar i komunës. Do të koordinohen punët më mirë me shtetin e  Kosovës dhe do të punojë më shumë për këtë pjesë të Kosovës”, shprehet për Radion Evropa e Lirë qytetari Nehat Jusufi.

“Unë nuk di asgjë për këtë betim dhe as nuk kam ndonjë qëndrim. Nëse ka kandiduar është i pritshëm edhe betimi i tij. Çfarë duhet të bëjmë tani”, shprehet qytetarja e nacionalitetit serb Gordona.

“Kurrë më mirë nuk jemi ndier. Hera e parë që zgjidhet kryetar i Leposaviqit një shqiptarë siç është Lulzim Hetremi”, shprehet qytetari Sami Rrahmani.

“Këtu në Leposaviq? Nuk mendoj se do të ketë kryetar të ri. Për më tepër nuk di. Ne do ta kundërshtojmë e pastaj shohim”, deklaroi qytetari serb Rade.

https://www.evropaelire.org/a/veri-kryetaret-e-rinj-/32418896.html

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy