“Ndaloni zënkat, krijoni vende pune”, Grenell reagon pas përgjigjes të ministrit Çeku ndaj tenistit serb

by informim

Ditëve të fundit është krijuar debat në opinionin publik në lidhje me një deklaratë të tenistit serb, Novak Djokovic dhe kundërpërgjigjes së Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Në lidhje me këtë, ka reaguar edhe ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell i cili ka bërë thirrje që “të ndalohen zënkat”.

banner

“Mos e politizoni pagëzimin e fëmijëve. Zbatoni të gjitha marrëveshjet e kaluara dhe shikoni përpara.” – ka shkruar ai tutje.

Në fund, Grenell ka kërkuar që të krijohen vende pune për të rinjtë pasi që “populli i Ballkanit meriton paqe dhe prosperitet”.

“Dua ta shkoj në Kosovë me bashkëshorten time Jelena, për t’i pagëzuar fëmijët tanë, Stefanin tetëvjeçar dhe Tarën pesëvjeçare. E di se kjo temë është shumë e ndjeshme.” – u shpreh Djokoviq para disa ditësh.

Ministri Çeku reagoi në rrjetin social në Twitter duke shkruar: “Pa vaksinë nuk mund të hysh.”

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy