Real Madridi kalon në finalen e madhe të Euroligës, eliminon Barcelonën

by informim

Real Madridi ka kaluar në finale të “Play-Offit” në Euroligë, që po mbahet këtë vit në Lituani.

Skuadra nga kryeqyteti spanjoll triumfoi sonte në “El Clasicon” e basketbollit, duke eliminuar Barcelonën në gjysmëfinale 

Ndeshja e zhvilluar në “Zalgirio Arena” përfundoi me rezultatin 66:78.

Në këtë triumf te Real Madridit u dalluan Walters Tavers me 20 pikë, dhe Mario Hezonja me 14 sosh.

Te Barcelona u dallua Alex Abrines me 16 pikë.

Real Madridi në finalen e madhe do të takohet me Olympiacosin, kurse Barcelona do të luajë për vendin e tretë, kundër Monacos.

Këto ndeshje do të zhvillohen të dielën

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy