Trajneri i Dritës, Akis Vavalis: Nuk pres ‘dhuratë’ nga Gjilani, Ferizaj mund ta befasojë Ballkanin – ne do luftojmë deri në fund

by informim

Superliga e Kosovës është afër përfundimit të stinorit 2022/23.Kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në përfundimin e këtij stinori tashmë shumica e klubeve kanë mësuar fatet e tyre.


Drita dhe Ballkani janë në garë të ashpër për titull me Ballkanin që ka avantazh prej dy pikësh në krahasim me skuadrën gjilanase.Ballkani në dy ndeshjet e ardhshme luan kundër Ferizajt dhe rivalit lokal të Dritës, Gjilanit, kurse në anën tjetër, Drita përballet me Malishevën dhe Drenicën.

banner

Trajneri i Dritës, Akis Vavalis ka komentuar mundësitë e skuadrës së tij për ta fituar titullin në fund.

“Po sigurisht.. edhe pse nuk varet nga ne, ne duhet të bëjmë punën tonë. Duke fituar 2 ndeshje dhe në pritje të ndonjë gabimi të Ballkanit.. Kemi dy të cilat duhet t’i dominojmë, duhet të luftojmë për fitore dhe të marrim 3 pikët në çdo ndeshje”, tha fillimisht ai.


I pyetur se ku shpreson që Ballkani të lëshojë pikë ai u përgjigj se nuk pret asnjë dhuratë nga rivali lokal, Gjilani duke u shprehur i bindur se Ferizaj mund t’i shkaktojë befasi skuadrës së Ilir Dajës.

“Skuadrës së Ferizajt i duhen pikët për të vazhduar në Superligë, besoj që ata kanë aftësi për ta befasuar Ballkanin. Nga Gjilani nuk pres ‘dhuratë’, atyre nuk iu duhen pikët dhe do fokusohen në finale të Kupës së Kosovës”, përfundoi Vavalis

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy