Vuçiqi i ankohet Lajçakut për Kosovën

by informim

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, po zhvillon një bisedë me të dërguarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka thënë drejtori i Zyrës së ashtuquajtur e Kosovës në Serbi, Petar Petkoviq.

Sipas tij, Vuçiqi e ka paralajmëruar Lajçakun për të gjitha pasojat e sjelljes së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

banner

“Për incidente dhe provokime që mund të kthehen në krizën më të madhe. Dhe se me veprimet e tyre duan t’i dëbojnë serbët nga Kosova dhe të provokojnë luftë”, tha Petkoviq, raportoi Danas.

Ndërsa, ka përmendur vendosjen e flamurit të Republikës së Kosovës në ndërtesën e komunës, Petkoviq ka lënë të nënkuptohet se nuk do të jetë për shumë gjatë, pa sqaruar nëse serbët do të ndërmarrin masa.

“Nuk është flamur për ne. Ai do të qëndrojë për aq kohë sa vetë okupimi, dhe kjo do të thotë jo për shumë kohë”.

Lista Serbe në një konferencë për media ka kërcënuar kryeministrin Albin Kurti që nëse nuk ndërron qasje do të përballet me reagimin serb më 1 qershor.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy