Zemaj kritikon qeverinë për situatën në shëndetësi: Dështimi dhe degradimi vazhdon!

by informim


Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, është shprehur se qasja e Qeverisë Kurti për fushën e shëndetësisë nuk është duke ndryshuar.“Dështimi e degradimi vazhdon”, shprehet ai.

“Interesimi i kësaj qeverie nuk është menaxhimi e as avancimi i shërbimeve shëndetësore, këtë e kemi thënë që nga fillimi. Interesimi kryesor i kësaj qeverie mbetet kapja e pozitave nga militantë politikë; filluan me Bordin e SHSKUK, menaxhmentin, bordet profesionale e tashmë kanë arritur interesin primar e që del të jetë i madh ‘prokurimin e tenderët një burimor’, d.m.th pasurimin e jo ruajtjen e shëndetit publik”, është shprehur Zemaj.“Ndërsa, mjekët largohem çdo ditë, qindra mjekë dhe infermierë po ikin; vetëm për katër muaj të këtij viti, 104 kanë ikur. Zoti i ruajt mjekët e infermierët e mbetur në vend si dhe pacientët që kanë nevojë për shërim!”.

banner
banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy