Pasi arriti në finalen e Eurovisionit me këngën “Duje” bashkë me familjen e saj, këngëtarja Albina Kelmendi iu është rikthyer projekteve të reja.
Kënëgtarja shqiptare ka lansuar projektin më të ri mzuikor që mban titullin “Inat” , e që e solli të shoqëruar edhe me videoklip.
Producent i këngës është Deard Sylejmani, që gjithashtu u përkujdes për ‘beat’-in.
Teksti u shkruan nga Rron, ndërsa puna për klipin iu besua produksionit “Publico” dhe tashmë gjendet e lansuar në kanalin zyrtar të këngëtares në YouTube.
Ndryshe, kujtojmë që Albina dhe familja Kelmendi u renditën në pozitën e 22-të në Eurovision.
Fituese e “Eurovision 2023” u shpall përfaqësuesja e Suedisë, Loreen me këngën “Tatto”.